Alessandra Ambrosio “në sulm” për skuadrën e Brazilit

13/06/2014 00:00

Modelja Alessandra Ambrosio nuk humbet asnjë rast për të promovuar vendlindjen dhe aq më tepër në këto momente kur e gjithë bota i ka sytë nga Brazili me nisjen e Botërorit të futbollit.

33 vjeçarja postoi një foto në Instagram me fëmijët e saj, të cilët ishin pikturuar në fytyrë me ngjyrat e flamurit të Brazilit dhe kishin veshur bluzën e skuadrës së Brazilit.

Supermodelja kishte postuar më herët edhe një foto me bikini në plazh duke luajtuar me një top futbolli.  

Ëngjelli i  “Victoria’s Secret” që ka lindur në Erechim është shumë e lidhur me vendlindjen dhe është një ambasadore e denjë në promovimin e vendit të saj.

FOTO GALERI
1/11
Alessandra Ambrosio “në sulm” për skuadrën e Brazilit

Top Channel