Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikon një tjetër video nga përleshjet në Kumanovë

11/05/2015 00:00

Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi një video të re rreth 4 minuta të gjatë, ku sipas saj shihet një pjesë e luftimeve mes forcave speciale dhe ‘grupit të armatosur’ në Kumanovë.

Në videon e publikuar shihen forcat maqedonase të sigurisë teksa shkëmbejnë zjarr në drejtim të pozicioneve, sipas Shkupit zyrtar, “të pjesëtarëve të grupit terrorist”.

Top Channel