Veliaj prezanton programin në Njësinë 7, ironizon Bashën

08/06/2015 00:00

Erion Veliaj ka vijuar prezantimin e programit të tij konkret për çdo njësi të Bashkisë së re të Tiranës. Pasditen e së hënës është ndalur në Njësinë 7, ku nga verifikimet e kryera në këtë zonë, janë identifikuar 285 probleme, të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. E duke përmendur këto probleme, Veliaj ka ironizuar dhe Lulzim Bashen.

“Kur jeton në Holandë nuk të bie këmba në baltë, se zbret nga avioni në Rinas, nga Rinasi të vjen Mercedesi, ndërsa qeveria ia ka bërë rrugën nga Kashari deri në hyrje të Tiranës. Pastaj je në bulevard, dhe nga bulevardi shkon në “SHQUP” dhe sigurisht që nuk jeton në lagjet e Tiranës, se po të jetoje në Njësinë 7 do ta kuptoje që ka 71 rrugë që janë jashtë çdo standardi. Në fillim do të punojmë duke rregulluar rrugët  “Elvija Çelebi”, rr. “Jonaq Paço”, rr. “Ferdinand Deda”, rr. “Milo Duçi”, rr. “Studenti”, rr.”Sulejman Pitarka”, rr. “Mihail Çiko”, rr. “Ndre Mjeda” dhe rr. “Mulledin Magani”, rr. “Nikolla Lena”. Me një votë mund të rregullojmë këto rrugë nga data 21 qershor”, është shprehur Erion Veliaj.

Top Channel