Veliaj kërkon mbështetjen e të rinjve për programin për Tiranën

10/06/2015 00:00

Në një takim me banorët e njësisë 9 në kryeqytet, Erion Veliaj ju drejtua fillimisht të rinjve të kësaj zone, duke kërkuar mbështetjen e tyre për të trokitur në çdo derë, për çdo votë, pasi sipas Veliajt, çdo votë është e rëndësishme për të ndryshuar Tiranën.

“Duhet të luftojmë si në opozitë për çdo votë. Dua që secili prej jush të marrë detyrën e vet”, tha Veliaj.

Kjo gjë duhet, pasi, sipas Veliajt, ata i kanë vënë një qëllim vetes: “Të fitojmë 11 mini-bashkitë dhe 13 komunat për të pasur një rezultat 24 me 0 në bashkinë e re të Tiranës”.

Më pas, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës është takuar me banorë të kësaj njësie, ku është njohur me problemet e tyre dhe ka premtuar zgjidhjen e tyre.

“Nuk kanë ku luajnë fëmijët. Është zënë e gjithë hapësira me karrike lokalesh”, thonë banorët.

“60 lejet që Luli dha kur po ndërronte pushtetin, do të anulohen”, premtoi Veliaj.

Top Channel