Ekspertët: Duke përkrahur Gruevskin, BDI e PDSH e ndihmuan dështimin e bisedimeve në Bruksel

12/06/2015 00:00

Njohësit e situatës politike në Maqedoni pohojnë se një ndër arsyet pse dështuan bisedimet mes liderëve partiak në Bruksel është edhe mbështetja e partive politike shqiptare dhënë Gruevskit, me çka edhe u prish ekuilibri i bisedimeve.

“BDI-ja  dhe PDSH –ja u paraqitën si përforcuese të pozicionit të Gruevskit, me çka u krijua disbalans mes pjesëmarrësve. Në kushte të tilla nuk mund të arrihej marrëveshje…Brukseli këtë radhë duhet të qëndrojë fuqishëm tek vlerat, nuk guxon të bëjë kompromise me krimin, nuk guxon të bëjë kompromis me vlerat bazë demokratike siç janë zgjedhjet, rendi kushtetues i shtetit, të drejtat themelore..” , ka pohuar për mediat Malinka Jordanova, nga Instituti për politikë evropiane.

Në ndërkohë, Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për edukim evropian vlerëson se ende nuk janë pjekur kushtet për zgjidhjen e qëndrueshme të krizës si dhe çrrënjosjen e faktorëve që shkaktuan krizën.
 
“Nëse KE-ja e kupton gabimin në qasjen e saj dhe se duhet ta korrigjojë atë, atëherë do të ketë hapësirë që të tregohet e suksesshme në fazën e ardhshme të bisedimeve. Duhet të bëjë presion për përgjegjësinë politike personalisht mbi Gruevskit, pasi nuk mund të kemi zgjidhje të krizës përderisa në krye të qeverisë mbetet Gruevski”, pohon për mediat Bojan Mariçiq.

Top Channel