Rama: Sulmet ndaj gruas se Erion Veliajt, faqja e zezë e një partie të dëshpëruar

12/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Facebook ndaj akuzave të ditëve të fundit të ngritura nga Partia Demokratike ndaj bashkëshortes së Veliajt.

‘Faqja e zezë e një partie të dëshpëruar’, shkruan Rama për akuzat e ngritura nga PD-ja. Ndërsa e cilëson atë si një parti pa ide dhe pa drejtim, që po ha përditë vetveten.

“Sulmet e SHQUP-it ndaj gruas së Erion Veliajt janë faqja e zezë e një partie të dëshpëruar pa ide dhe pa drejtim që po ha përditë vetveten!”, shkruan Rama.

Top Channel