Merkel, nesër në Tiranë. Policia: Ja rrugët që bllokohen

07/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ditën e mërkurë, në kuadër të vizitës së Kancelares gjermane në Shqipëri, Angela Merkel.

Sipas planit të masave, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi i kundërt do të vijojë normalisht. Policia këshillon përdoruesit e mjeteve që vijnë drejt Tiranës të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

-Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht);

-Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë-Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit-mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara;

-Në vazhdim, segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz-Sheshi “Shqiponja”-Rruga e “Durrësit”, gjithashtu i bllokuar.

-Në segmentin rrugor sheshi “Skëndërbej”-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që të mërkurën, nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me automjete në këto akse rrugore.

Top Channel