Kosovë, arrestohet një i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e Kumanovës

07/07/2015 00:00

Policia e Kosovës arreston Sulejman Osmanin, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se i dyshuari është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia.

Ai shtoi se, i dyshuari është arrestuar të hënën, në fshatin Letnicë të Vitisë, në një shtëpi banimi, dhe dyshohet se është i përfshirë në rastin e Kumanovës.

Në disa deklarata për media, menjëherë pas incidentit, Sulejman Osmani, i njohur si “komandant Sula”, e ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit dhe ka bërë të ditur se ka arritur të arratiset, pasi u kishte treguar policisë vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur.

Top Channel