Para në këmbim të provimit, në hetim pedagogu dhe studentja

08/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj një pedagogu dhe një studenteje për korrupsion. Burime zyrtare bëjnë të ditur se A. Xhaferri, pedagog në universitetin “Ismail Qemali” dhe E. Memaj, 23 vjeçe nga Vlora, studente, janë në hetim pas kallëzimit të bërë nga disa studentë.

Studentja Memaj, kushërirë me pedagogunu merrte studentëve një sasi prej 15 mijë lekësh të reja, në mënyrë që Xhaferri t’u jepte notë kaluese në provim.

Ndaj pedagogut rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërsa ndaj studentes E. Memaj rëndon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Top Channel