Mediat e huaja: Vizita e Merkel, e lidhur edhe me krizën greke

08/07/2015 00:00

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri është komentuar gjerësisht në mediat e huaja. Presitgjozja “Bild” e vë theksin tek fakti se Merkel është kancelarja e dytë gjermane që vjen në Tiranë nga viti 1999, duke i dhënë edhe më tepër peshë kësaj vizite.

Ndërsa “Deutsche Welle” shkruan se, “Merkel viziton Shqipërinë, pikërisht në mesin e krizës greke”. Por gjithashtu, agjencia gjermane e lajmeve citon se, çështja e borxhit në vendin fqinj ndikon në ekonominë e vendeve të Ballkanit.

Gjithashtu, “Kathimerini” shton se shumë emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Greqi, me shumë gjasë do t’i drejtohen Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe sipas gazetës greke, kjo është një nga problematikat që Merkel do ta diskutojë me kryemistrin Rama.

Ndërkohë, “Economic Times” sjell në vëmendje faktin se vizita e Merkel në Shqipëri do t’i shërbejë vendit ish-komunist për të shëruar një nga plagët e tij më të mëdha, atë të korrupsionit, duke shtuar se kjo është një nga pikat kryesore për t’u përmbushur nga vendi që e dëshiron aq shumë integrimin në Bashkimin Europian.

Ndërsa britanikja “The Guardian” shkruan se puna asnjëherë nuk ndalon për një nga personalitetet më të fuqishme në botë, duke iu referuar Angela Merkel dhe vizitës së saj në Tiranë.

Top Channel