Vlorë, asgjësohen 886 bimë kanabis

09/07/2015 00:00

Një aksion i Policisë së Vlorës në disa fshatra ka bërë të mundur asgjësimin e 886 bimëve kanabis sativa.

Në fshatin Kocul, në vendin e qyajtur Përroi i Kusarit, janë konstatuar 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm.

Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm.

Ndërkohë, Policia e Lezhës ka asgjësuar 400 rrënjë kanabis në Shëngjin dhe po punon për vendosjen përpara drejtësisë të personit përgjegjës për kultivimin.

Top Channel