Ja kush është kundërshtari i Kukësit në turin e dytë të Ligës së Europës

09/07/2015 00:00

Kukësi është skuadra e vetme shqiptare, e cila u kualifikua për në raundin e dytë të Ligës së Europës pasi arriti një barazim pa gola ndaj Torpedo Zhodino në Bjellorusi, ndërsa fitoi në ndeshjen e parë 2-0 në “Qemal Stafa”.

Kuksianët janë njohur edhe me kundërshtarin e ardhshëm në turin e dytë të këtij kompeticioni. Malazezët e Mlladost Podgorica arritën të kualifikohen në ndeshjen ndaj Neftchi Baku pas dy barazimesh. Ndeshja e parë mes dy ekipeve në Azerbajxhan kishte përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa mbrëmjen e së enjtes, malazesët arritën të kualifikohen pas një goli të shënuar nga Vukoviç në minutën e 91-t, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë më 16 korrik në “Qemal Stafa”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik në Malin e Zi.

Në letër, Mlladost Podgorica duket një kundërshtar i kalueshëm për Kukësin, të cilët bënë një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e parë. Megjithatë për të mësuar ekipin e kualifikuar na duhet të presim 23 korrikun, kur është edhe ndeshja e kthimit.

Top Channel