Shkodër, asgjësohen mbi 1000 rrënjë kanabis

10/07/2015 00:00

Nga puna e efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së enjte janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Konkretisht në fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 820 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Në fshatin Karmë, në Bashkinë Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4 parcela me 222 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia nuk ka gjetur asnjë prej autoreve të kultivimit të kanabisit.

Më herët Drejtoria e Policisë së Durrësit ka njoftuar se ka gjetur dhe asgjësuar në një zonë pyjore në fshatin Kursajë 6 parcela me 560 rrënjë kanabis sativa.

Top Channel