Vendimi i CAS, Vuçiç: Drejtësia europiane u shndërrua në një padrejtësi botërore

10/07/2015 00:00

Duke iu përgjigjur kolegut të tij shqiptar, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur një turp për ligjin vendimin e CAS për Shqipërinë. Në një status në profilin e tij në Twitter, Aleksandar Vuçiç shkruan se drejtësia europiane u kthye në një padrejtësi botërore.

“Drejtësia evropiane, për të disatën herë, është kthyer në një padrejtësi botërore. Ata që shkaktuan incidentin u premiuan, dhe viktimat u ndëshkuan. Vendimi i Gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe njerëzit normalë. I dashur Edi Rama, në Tiranë nuk do të ketë drone nga ne. Shihemi së shpejti!”, shkruan Vuçiç.

Top Channel