SHBA dhe Emiratet, fushatë kundër ISIS në rrjetet sociale

10/07/2015 00:00

Amerika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një përpjekje të përbashkët për t’iu kundërvënë grupit “Shteti Islamik”, me anë të rrjeteve sociale.

Ideja është që ideologjisë së militantëve të grupit të dhunshëm ekstremist t’i vihen përballë zëra të moderuar dhe tolerantë nga i gjithë rajoni.

Projekti mban emrin Qendra Sawab dhe vepron nga Abu Dabi. Kjo e fundit ka nisur të publikoje mesazhe në Twitter e ka postuar edhe nje video në YouTube, ku thuhet se xhihadistët shtrembërojnë fenë islame për të përhapur urrejtje, frikë dhe intolerancë.

Top Channel