Dy fytyrat e ISIS, brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit

11/07/2015 00:00

ISIS po shfaq njëkohësisht brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa anëtarët e kalifatit islamik thonë se kjo periudhë e vitit është e shenjtë për ta.

“Business Insider” i kushton një reportazh jetës nën sundimin e xhihadistëve gjatë muajit të shenjtë.

Por sipas prestigjiozes, grupi terrorist po tregon dyfytyrësinë e tij edhe në këtë periudhë. Nga një anë  pretendojnë se kanë ndalur sulmet, si edhe tregohen bujarë ndaj të varfërve, duke i dhuruar atyre ushqime, por nga ana tjetër ekzekutojnë apo ndëshkojnë rëndë çdo person që kapet nga milicia e tyre duke shkelur rregullat e muajit të Ramazanit. Kjo reflekton asgjë më shumë se sa frymën ekstremiste që vazhdon t’i shoqërojë xhihadistët në çdo hap, që nga koha e krijimit të kalifatit të tyre të shtrirë në Irak e Siri.

Në Mosul, qytetin më të madh, i cili është nën sundimin e ISIS, peronat që diktohen nga ky grup terrorist, futen nëpër disa kafaze prej hekuri dhe lihen aty për ditë të tëra.

Observatori sirian për të Drejtat e njeriut shton se ka raste kur të burgosurit edhe torturohen me dhune, në mesin e vapës, të pa ushqyer.

Arsyet për shkelje janë nga më të ndryshmet: kodi i veshjes, konsumi i duhanit, ujit ,ushqimeve, apo edhe lojërat e ndryshme. Por shumica e banorëve thonë se xhihadistët kërkojnë justifikime për të kryer rutinën e tyre të dhunës, ndaj shumica nuk dalin nga banesat e tyre.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili filloi thuajse në mesin e qershorit dhe përfundon javën e ardhshme, është një periudhe kohe kur myslimanët kërkojnë të jenë më pranë zotit duke respektuar gjithë rregullat e shenjta të tij. Pikërisht në këtë periudhë, pavarësisht pretendimeve të ISIS për qetësi, ata kanë bërë sulmet më brutale në Tunizi, Kuvajt, Egjipt edhe France.

Top Channel