AFP: Paketa e shpëtimit për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro

12/07/2015 00:00

AFP ka zbuluar detaje nga draft-marrëveshja, e cila i është propozuar 19 udhëheqësve të Eurozonës që u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm të dielën pasdite, ku flitet për një paketë shpëtimi për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro.

“Eurogrupi merr parasysh nevojat e mundshme të financimit të programit midis 82 deri në 86 milionë euro, diç vlerësohet nga institucionet”, thuhet në dokumentin e hartuar nga ministrat e Financave të Eurozonës.

Mësohet se samiti ka rinisur pas një ndërprerje, për shkak se është kërkuar që Tsipras, Merkel, Hollande dhe kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, të zhvillojnë bisedime jozyrtare në veçanti.

Sipas burimeve nga Brukseli liderët e Eurozones propozojnë që në fillim Parlamenti grek të votojë dhe aprovojë një paketë me të paktën 12 reforma, midis tyre edhe rikthimin e Trojkës në Athinë dhe më pas të fillojnë negociatat për një paketë të tretë ndihme.

Ndërkohë, kryeministri Tsipras thuhet se ka refuzuar duke propozuar të votohet në Parlament  vetëm një pjesë e domosdoshme e reformave.

Top Channel