Operacione antikanabis në Vlorë e Gjirokastër. Asgjësohen 2841 bimë narkotike

12/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar 1943 bimë kanabis sativa të mbjella në 23 parcela.

Më saktë, në fshatin Armen janë asgjësuar 13 parcela me 1247 bimë kanabis, në fshatin Lubonjë janë asgjësuar 7 parcela me 620 bimë kanabis dhe në fshatin Peshkëpi janë asgjësuar 3 parcela me 76 bimë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se në Kakavijë janë asgjësuar 1594 bimë narkotike të mbjella në 4 parcela.

Top Channel