Shkodër, asgjësohen 820 rrënjë kanabis

14/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka asgjësuar 820 rrënjë bimë kanabis të mbjella në 15 parcela.

Në fshatin Shpor janë gjetur dhe asgjësuar 11 parcela me 480 bimë kanabis dhe në fshatin Temal janë gjetur dhe asgjësuar 4 parcela me 340 bimë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel