Fier, nuk dha kuponin tatimor, arrestohet pronari i lokalit

09/09/2015 08:55

Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, Policia e Fierit arrestoi në flagrancë shtetasin Gani Berisha, pasi nuk i ka dhënë kupon tatimor klientit.

57-vjeçari, banues në lagjen “Kryengritja”,është kallëzuar të martën nga 34-vjeçari me iniciale E.Xh. sepse nuk është pajisur me kupon tatimor pasi ka konsumuar ushqim në lokalin e Berishës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk përdorej deftesë tatimore.

Top Channel