Tahiri, takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Diskutuam prioritetet e MPB

09/09/2015 13:55

Ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta takimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas takimit, ministri Tahiri tha se u fol për prioritetet e ministrisë së Brendshme.

“Patëm mundësi të bisedonim me Ambasadorët e Bashkimit Europian për një sërë çështjesh që i përkasin prioriteteve te Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafikut, kundër kultivimit të trafikimit të lëndëve narkotike dhe prioriteteve në tërësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe luftës kundër parasë kriminale”, tha Tahiri, pa dhënë detaje të tjera.

Takimi mes ministrit Tahiri dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së u mbajt në selinë e Bashkimit Europian në Tiranë.

Top Channel