Vala e refugjatëve, në Hungari rrezikojnë krijimin e një krize humanitare

10/09/2015 00:45

Hungaria është një nga vendet e para që përballet me refugjatët e luftës që hyjnë fillimisht nga Greqia e më pas nga Serbia. Për shkak të mungesës së strehimit, mijëra prej tyre qëndrojnë në një lëndinë për të hyrë në vendet e BE-së.

Situata duket shumë e vështirë. Korrespodenti i Top Channel, Idro Seferi që ka vizituar kampet e refugjatëve atje, thotë se nga çasti në çast Hungaria mund të përballet me një krizë humanitare. 

Kampet e refugjatëve në Hungari janë plot, ndërsa për shkak të pritjeve të mëdha, refugjatët shpesh përplasen me njësinë speciale të policisë hungareze të cilët gjenden aty.

Shumë prej refugjatëve duan që të shkojnë në Gjermani, por thonë se pëlqejnë edhe vendet e tjera europiane. Sidoqoftë, Hungaria është duke u përballur më një krizë, për të cilën ende nuk ka një zgjidhje.

Top Channel