Basha takon Jahjagën: Më shumë veprim konkret për bashkëpunimin Shqipëri- Kosovë

11/09/2015 13:20

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se duhet veprim konkret për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai është takuar me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ku është shprehur se sipërmarrësit ende përballen me pengesa doganore, me taksa dhe tarifa që shtohen dhe rriten.

Basha tha se hapat për zgjerimin lehtësimin dhe thellimin e bashkpunimit duhet të jenë funksionale dhe praktike. Kreu i opozitës është shprehur më tej se Shqipëria ka bërë hapa pas në standardet demokratike, kusht për integrimin europian, siç anë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Raporti i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit nënvizon problematikën e madhe e cila ka pamundësuar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve, përmes presionit, shitblerjes së votës etj”, është shprehur Basha.

Presidentia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e madhe që PD dhe zoti Basha i kanë dhënë Kosovës si për shpalljen e pavarësisë ashtu dhe për njohjen e saj ndërkombëtare.

Top Channel