Vlorë, aksioni i tatimorëve zhvendoset në tregje

12/09/2015 00:00

Në Vlorë vijon beteja kundër informalitetit dhe inspektorët nuk njohin orare. Një ditë pas librave të konfiskuar pa kupona tatimorë, grupet e punës në terren u janë drejtuar këtë të shtunë dy tregjeve më të mëdha në qytetin bregdetar.

Drejtorja e Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj, u bëri thirrje bizneseve të formalizohen, pasi siç tha ajo nuk do të ketë asnjë tolerim.

Një javë më parë, kryeminsitri Rama bashke me Drejtoren e Tatimeve, Shehaj, zbarkuan në Vlorë për të ndarë detyrat në nisje të aksionit me tatimorët e këtij qyteti.

Top Channel