Rekordi i Ronaldos me fanelën e Realit

12/09/2015 19:10

Me pesë golat e shënuar në portën e Espanjolit, Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord me fanelën e Realit.

Sulmuesi portugez u bë golashënuesi më i mirë i historisë në “La Liga” për madrilenët duke kapur kuotën e 230 golave.

Më parë ky rekord mbahej nga Raul Gonzales. Legjenda e “Los Blancos” ka shënuar 228 gola me fanelën e Realit në kampionatin spanjoll, ndjekur nga  një tjetër emër i madh, Di Stefano me 216 gola.

Lista e pesë golashënuesve më të mirë të Realit në “La Liga” plotësohet me Santillanan me 186 gola dhe Hugo Sanches me 164 gola.

Top Channel