Edhe futbollistët, pro refugjatëve

13/09/2015 00:00

Pas dhurimit të një milion eurove për të rinjtë refugjatë, që kanë pushtuar kohët e fundit Gjermaninë, Bayern Munchen bëhet sërish protagonist në Bundesliga, duke dhënë shembullin e tij në përkrahje të integrimit të tyre.

Para ndeshjes me Augsburgun, lojtarët e skuadrës kampione kanë zbritur në fushë të shoqëruar nga fëmijë emigrantë, një gjest ky që është duatrokitur për disa minuta, nga 75 mijë tifozët që ishin në stadium.

Shembullin e bavarezëve e kanë ndjekur shumë tifozeri të tjera të klubeve gjermane e disa prej atyre angleze, të cilat kanë shfaqur pankarta me mbishkrimin “Mirësevini refugjatë”. Borussia Dortmund, nga ana tjetër, i ka dhënë mundësinë rreth 200 fëmijëve refugjatë të shohin në stadium ndeshjen me Hannoverin.

Edhe Celtic, një nga klubet më të dëgjuara në Skoci, nëpërmjet shefit ekzekutiv Piter Lauell ka dekluar se do të ndihmojë refugjatët. Sipas tij, të ardhurat e ndeshjes mes legjendave të Celtic dhe Dunfermline do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve.

Top Channel