Elbasani zgjohet “kuqezi”; tifozët presin të festojnë

08/10/2015 00:00

Qyteti i Elbasanit është gdhirë me një atmosferë festive gjatë këtyre orëve të para të mëngjesit, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila luhet në “Elbasan Arena” më 20:45. Rrugët, ballkonet dhe makinat janë veshur kuqezi, ndërkohë që tifozët shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota përcjellin mesazhe fitoreje.

Tifozët Kuqezi duan të përqëndrohen më tëpër në rëndësinë e kësaj ndeshjeje për të ardhmen e skuadrës tonë kombëtare. Ndaj dhe ata bëjnë thirrje vetëm për festime dhe për t’i dhënë zemër lojtarëve.

Ata janë në përgatitjet e fundit për të shkuar në Francë në vitin 2016 me ekipin kombëtar, ndaj theksojnë rëndësinë e këtij takimi.

E tillë është atmosfera që ofrohet këtë mëngjës në Elbasan, por situata pritet të ndizet edhe më tej në orët e pasdrekës, kur “Digitalb Arena” do të nisë programin e parashikuar në qendër të qytetit.

Një shqiponjë e madhe kuqezi, mundësuar nga “Digitalb” do të shtrihet në tribunën përballë asaj kryesores në momentin e këndimit të himnit tonë kombëtar.

Ndërkohë, për mijëra e mijëra vetë, të cilët nuk do të mund ta shohin ndeshjen nga stadiumi, do të kenë mundësinë ta ndjekin atë në ekranin e madh të “Digitalb” në qendër të Elbasanit.

Top Channel