Faqja e TCH, koment live të shoqëruar edhe me foto

08/10/2015 00:00

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi do të ndiqet prej rreth 12 mijë të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”, e për qindra e mijëra të tjerë do të mund të ndiqet përmes ekranit gjigant të “Digitalb Arena”-s që është vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë sheshit “Gensher”.

Por, për këdo që nuk do të ketë mundësi të udhëtojë drejt Elbasanit, apo që për arsye të ndryshme do të jetë në lëvizje e në punë të ndryshme, sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016, që do të vendosë edhe fatet e kombëtares sonë kuqezi për një kualifimin të drejtpërdrejtë të mundshëm në Francë, do të mund ta ndiqni me koment live, minutë pas minute, të shoqëruar me foto dhe informacionet më të fundit edhe përmes faqes zyrtare të internetit të Top Channel, top-channel.tv.

Një sfidë tepër e rëndësishme, jo më shumë për nga kundërshtari që kemi përballë, por për fatet e së ardhmes së kombëtares kuqezi, tek e cila kanë sytë miliona shqiptarë në mbarë botën. Një sfidë, që shpresojmë të përfundojë me rezultatin më pozitiv të mundshëm në favor të djemve të drejtuar nga tekniku italian, i natyralizuar shqiptar, Giovanni De Biasi, i laureuar pak ditë më parë edhe me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Top Channel