PS: Basha nxit mospagesën e taksave

02/11/2015 16:30

Lulzim Basha mohoi se Partia Demokratike qëndron pas studentëve që goditën me vezë në drejtim të eskortës së Edi Ramës, por tha se opozita i mbështet ata kundër atij që e quajti “kryeministri i rrëzuar”.

Si kundërpërgjigje e këtyre deklaratave, Partia Socialiste i kujtoi Lulzim Bashës katër të vrarët në bulevardin e Tiranës në protestën e 21 Janarit në kohën që ai ishte ministër i Brendshëm.

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, në një deklaratë dhënë nga Selia Rozë, akuzoi kreun e PD-së edhe për leje ndërtimi abuzive në kryeqytet gjatë 4 viteve që drejtoi Bashkinë e Tiranës.

“Si kryetari i Tiranës, përveçse fjeti gjumë 4 vjet bëri edhe të pabërat me lejet e ndërtimit. Lulzim Basha nuk di të bëjë asgjë, përveçse të gënjejë dhe të mashtrojë dhe sot bëhet palë me krimin duke nxitur mospagesën e taksave, energjisë dhe duke nxitur shkeljen e ligjit”, deklaroi Xhaçka.

Top Channel