Ministri i Drejtësisë, Rama çon emrin e Manjanit në Presidencë

09/11/2015 18:00

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar pasditen e së hënës presidentit të Republikës emrin e nënkryetarit të LSI, Ylli Manjani, për postin e ministrit të Drejtësisë, i mbetur vakant pas dorëheqjes së Nasip Naços.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Kryeministrisë, të cilat nënvizojnë se emri i Manjanit është zgjedhur pas konsultimeve të kreut të qeverisë me aleatin e tij Ilir Meta.

“Pas konsultimeve u vlerësua se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për postin e ministrit të Drejtësisë”, kanë deklaruar burimet.

Ato shtojnë më tej se, kryeministri Rama ka pranuar ndërkohë dorëheqjen e zotit Naço dhe e ka falenderuar atë për bashkëpunimin.

Top Channel