Presidenti i Republikës, përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme ka pranuar dy kërkesat e mbërritura nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Nasip Naços, i dorëhequr një ditë më parë dhe përmes një dekreti të dytë emërimin në vend të tij si ministër i Drejtëisë të Ylli Manjanit.

Nasip Naço paraqiti papritur dorëheqjen paraditen e së hënës dhe në letrën e bërë publike ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi, thuhej se këto arsye ishin personale.

Po të hënën, kryeministri Edi Rama pranoi emrin e Ylli Manjanit të mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim si pasues të Naços.

Kjo lëvizje në kabinetin qeveritar të kryeministri Rama është interpretuar në media si presion i Ilir Metës ndaj Edi Ramës për rikompozim të qeverisë.

Tashmë, dekreti i kreut të shtetit pritet që të kalojë për votim në seancën e së enjtes në Parlament, çka do të zyrtarizojë Manjanin si ministrin e ri të Drejtësisë.

Top Channel