Francezët kanë përdorur mediat sociale për të gjetur miqtë dhe të afërmit pas sulmeve terroriste në Paris. Facebook ka krijuar një opsion në të gjithë botën ku një person mund të çekojë në profilin e tij se është i sigurtë nga sulmet.

Përdoruesit e internetit kanë kërkuar edhe në Twitter të gjejnë të dashurit e tyre që kishin qënë në skenën e përgjakshme të Stade de France dhe koncertit të rokut në Bataclan.

“Nëse dikush ka lajme nga Lola, vjeçe në koncertin e Bataclan, të na kontaktojë”, lexohet në një postim. Facebook ka lançuar check-in me emër “Paris Terror Attacks” që njerëzit të japin një sinjal se nuk janë dëmtuar nga sulmet.

“Gjeni sa më shpejt dhe lidhuni me miqtë në zonë. Shënojini si të sigurtë nëse ata janë mirë”, thuhet në një mesazh të Facebook Safety Check

Top Channel