Të shtënat e para në “Bataclan” (Kujdes, pamje të rënda!)

15/11/2015 17:20

Një foto e publikuar tregon momentet pas sulmit në “Bataclan” ku shihet salla e përgjakur e koncerteve, ku të paktën 89 persona humbën jetën dhe dhjetëra, me shumë mundësi qindra, të tjerë u plagosën.

Në foto shihet dyshemeja e tëra e mbuluar me gjak, ndërsa ka edhe disa trupa të pajetë.

Po ashtu, është publikuar edhe një video në momentet e para kur sulmuesit kanë hyrë në sallën e koncerteve.

Pamjet, që janë regjistruar me kamerë amatore, tregojnë anëtarët e bandës që s’po e kuptonin çfarë po ndodhte, ndërsa bateristi menjëherë ulet në tokë për të shpëtuar, ndërsa nga skena largohet edhe njëri prej kitaristëve.

Të gjithë pjesëtarët e grupit amerikan, që po performonte atë natë në “Bataclan”, të quajtur “Eagles of Death Metal” janë shëndoshë e mirë, kanë njoftuar autoritetet amerikane të sigurisë.

FOTO GALERI
1/1
Foto pas sulmit në “Bataclan”

Top Channel