Mali i Zi në NATO, Tirana përshëndet vendimin: Do të rrisë sigurinë në rajon

02/12/2015 11:10

Presidenti Bujar Nishani ka uruar homologun malazez, Filip Vujanovic për ftesën e marë për anëtarësimin në NATO, ku shpreh mbështetjen e Shqipërisë për vendin fqinj.

“Shqipëria, si vend anëtare e NATO-s, e ka mbështetur fuqimisht anëtarësimin e vendit tuaj, e bindur se kjo do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por që do t’i vlejë dhe konsolidimit të mëtejshëm të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, thuhet në mesazhin e presidentit Nishani.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Fafecook duke përshëndetur ftesën e antarësimit të Malit të Zi në NATO thotë: “Një lajm i shkëqyer ftesa për antarësim në NATO drejtuar Malit të Zi. Ne jemi krenarë që gjithnjë kemi mbështetur fqinjët tanë të mirë dhe miq drejtë kësaj rruge”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta e cilesoi ftesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim si një vendim historik dhe si një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATO- s në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit tonë” .

Ministria e Jashtme shqiptare shpreht se vendi ynë ka qënë një promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, “pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik”.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, thuhet në deklaratën e MPJ-së, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Europës Adriatike.

Top Channel