Ekspertët: Britania, në radhë për t’u goditur nga ISIS-i

04/12/2015 12:10

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se ISIS-i ka identifikuar Britaninë e Madhe si objektivin e tyre të radhës pas sulmeve në Paris.

Xhihadistët e lindur në Britani, të cilët kanë shkuar më parë në Siri, kanë marrë detyra që brenda javëve të ardhshme të ndërmarrin sulme të ngjashme me ato në Paris, njofton shtypi britanik.

Kjo mundësi bëhet më e madhe pas miratimit të sulmeve ajrore ndaj ISIS-it në Siri nga parlamenti britanik gjatë kësaj jave. Në një fjalim, ish-kryeministri britanik Toni Blair, pasi mbështeti vendimin e parlamentit britanik tha se mbeshtetja për ISIS-in është e shtrirë thellë në disa pjesë të shoqërive myslimane.

“Nëse do të vazhdojmë të dështojmë në të kuptuarit e përmasave të kësaj sfide, kjo do të çojë në sulme terroriste më të rënda se ato të Parisit”, tha Blair.
 
Ndërkohë, policia britanike është duke hetuar lidhjen mes terroristëve të Parisit dhe celulave të terrorit në Britani. Një nga atentatorët e Parisit ka bërë disa telefonata me një person në qytetin anglez të Birmingemit, ndërkohë që një tjetër thuhet se ka bërë disa udhëtime në Londër dhe në Kent, në juglindje të Anglisë, vetëm pak përpara këtyre sulmeve.

Top Channel