FIFA: Formacioni më i mirë për vitin 2015

11/01/2016 00:00

Barcelona dhe Reali i Madridit janë dy ekipet me numrin më të madh të futbollistëve në formacionin më të mirë të vitit që lamë pas të shpallur nga FIFA në ceremoninë e mbajtur në Zyrih.

I vetëm nga Bajerni është portieri Neuer, ndërsa braziliani i Thiago Silva nga PSG rreshtohet në mbrojtje, së bashku me Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves.

Në mesin e fushës është Paul Pogba, i Juventusit, finalist i Champions League sezonin e kaluar; Andres Iniesta, si dhe Luka Modric.

Në sulm një treshe ëndrrash: Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.

Ekipi më i mirë për vitin 2015: Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.

Top Channel