Ja këshilla; Neymar pyet, Messi përgjigjet

12/01/2016 12:05

Gjatë zhvillimit dhe pas ceremonisë së Topit të Artë mediat sportive online folën për një këshillë që Lionel Messi i ka dhënë Neymar.

Kureshtja për fjalët që argjentinasi i ka thënë bashkëlojtarit të tij tek Barcelona ishte e madhe dhe hamendësimet të shumta. Por së fundmi është vetë braziliani ai që rrefen gjithçka.

“E pyeta Messi-n sesi mund ta fitoj një Top të Artë. Kaq! Përgjigjia ishte akoma më e thjeshtë se pyetja: luaj më mirë – më tha”, deklaroi Neymar.

Asi brazilian nuk kurseu vlerësimet për Messi-n. “E kam idhull. Jam me fat që luaj përkrah tij. Më mahnit gjithmonë kur kap topin dhe shpresoj që të na mahnisë edhe për disa vite të tjera”, tha Neymar.

Messi fitoi për të pestën herë trofeun e Topit të Artë, si askush tjetër më parë.

Top Channel