“Tronditet” Juve, mungesë e rëndësishme para Napolit e Bayern-it

09/02/2016 00:00

Juventusi do të ndeshet këtë të shtunë ndaj Napolit, ndërsa 10 ditë më pas do të ndeshet ndaj Bayerni-t për Champions League. Dy ndeshje mjaft të rëndësishme për bardhezinjtë, të cilat mund të vendosin sezonin.

Por, Juventusi ka marrë një lajm të keq para këtyre dy sfidave. Një prej shtyllave të mbrojtjes së Juventusit, Giorgio Chiellin do të mungojë të paktën 20 ditë për shkak të një dëmtim muskulor.

Njoftimi është bërë këtë të martë nga klubi. “Giorgio Chiellini doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen ndaj Frosinones, ndërkohë që sot ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore, nga të cilat rezulton një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Për t’u rikuperuar duhen 20 ditë”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel