Ish-deputeti i PS: Keqardhje për Blushin, kishim dy vjet pa e parë

13/02/2016 15:50

Ish-deputeti socialist i Elbasanit, Bukurosh Stafa ka reaguar ndaj qëndrimeve të Ben Blushit.

“Keqardhje e madhe për Ben Blushin. Kishim 2 vjet pa e parë në Elbasan. Blushi erdhi shau iku” – nis reagimi i tij.

Duke iu referuar votës që dha për zgjedhjen e Bamir Topit si president, në ndryshim nga qëndrimi i partisë që përfaqësonte në Parlament, Stafa vijon më tej. “Unë kam votuar një herë ndryshe nga PS në 2007, por s’kam folur asnjëherë si Saliu në foltoren e Kuvendit. Nëse unë kam bërë një gabim, Blushi po bën një faj të madh”, mbyllet reagimi i ish-deputetit socialist.

Top Channel