Maqedonia mbyll kufirin edhe zyrtarisht

09/03/2016 16:15

Maqedonia njoftoi se nuk do të lejojë më asnjë emigrant të kalojë në kufirin e saj me Greqinë duke bllokuar kështu efektivisht rrugën e ndjekur nga të ardhurit drejt Veriut të Europës.

Vendimi i Shkupit erdhi pas njoftimi se Sllovakia u ka ndaluar aksesin emigrantëve, të cilët kalojnë tranzit përmes këtij drejt shteteve që përbëjnë destinacionin e tyre final.

13.000 vetë kanë mbetur aktualisht të bllokuar ne kufirin greko-maqedonas. Me qindra-mijëra emigrantë kanë kaluar përmes Maqedonisë vitin e kaluar, por se fundi, autoritetet atje nisën ta kufizojnë numrin e azilkërkuesve, të cilëve u lejohej vazhdimi i rrugëtimit duke lejuar fillimisht vetëm sirianët, afganët e irakianët.

Kjo mundesi u tkurr deri aty sa t’u rezervohej atyre sirianëve të larguar prej zonave të konfliktit, e tanimë duket se nuk do të përfitojë, as kjo kategori.

Top Channel