Basha, me Blushin. Kreu i PD-së godet deklaratat e kreut të PS-së

09/03/2016 00:00

“Të votohesh dhe të votosh me parimin “një anëtar, një votë“,  është të luftosh për Shqipërinë europiane. Le ta marrin vesh miqtë dhe kundërshtarët tanë: vota dhe vetëm vota“.

Në momentin që Blushi debatonte me Ramën për zgjedhjet në parti, me këtë deklaratë Lulzim Basha la pak hapësirë për dyshime se me cilën nga palët ishte në debatin socialist.

“Çfarë t’i thuash këtij që edhe zgjedhjet në parti i bën si Enver Hoxha. Me referendum thotë. Referendum me një kandidat. 99.9%“, u shpreh Basha.

Por, Lulzim Basha premtoi të thellojë kontrastin demokratik me rivalët e tij të majtë: “Se unë kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike adoptimin e kuotës së përfaqësimit të të rinjve prej 35% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do t’i zgjedhim me debat dhe me primare si republikanët dhe demokratët në Amerikë dhe do t’i japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie“.

Top Channel