Revolta e refugjatëve në kufi, tension pas vendimit për mbylljen e korridorit ballkanik

09/03/2016 00:00

Greqia, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia kanë mbyllur çdo pikë kalimi dhe bllokimi i rrugëve të Ballkanit ka krijuar një valë të madhe tensioni në radhët e refugjatëve.

Mijëra të stacionuar në kufijtë greko-maqedonas dhe slloveno-kroat,  përveçse kërkojnë shtigje të reja kalimi për në destinacionin e dëshiruar, kanë shpërthyer në protesta.

Duke lëkundur flamurin gjerman, mijëra siriane ne kufirin greko-maqedonas , bëjnë thirrjen tashmë të kthyer në refren: “Të dua Merkel. Mama Merkel, hapni kufirin!”.

Sikurse shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”, rrugë të tjera të mundshme për refugjatët nga Lindja e Mesme mund të jenë itinerari nga Deti i Zi në Ukrainë dhe rrugët që lidhin Shqipërinë me  Greqinë dhe Italinë.

Top Channel