Dhunoi 12 nxënës, pranga mësuesit në Bulqizë

10/03/2016 13:40

Agjentë të policisë të komisariatit të Bulqizës kanë arrestuar këtë të enjte një mësues, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj 12 nxënësve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave arrestimi i mësuesit Adil Muça ka ardhur pas denoncimit të bërë nga prindërit e disa nxënësve të shkollës “Orzhanov” të komunës Ostren.

Nga kontrollet që vijuan më pas rezultoi se Muça, 63 vjeç, i kishte goditur nxënësit me drutë e sobës, duke plagosur rëndë 4 prej tyre.

Një nga këta, një vajzë e mitur, kishte pësuar hematomë në kokë dhe për rrjedhojë është shtruar në spitalin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se mësuesi kishte qenë në gjendje të dehur në momentin e dhunimit. Përveçse është arrestuar, ai është shkarkuar nga detyra.

Rasti në fjalë çoi në Ostren vetë ministren Lindita Nikolla që e cilësoi atë të pashembullt.

“Ardhja ime është shenjë e një përgjegjësie të plotë ëpr të dhënë përgjigjien e merituar për akte të tilla të papranushme për shkollën dhe fëmijët tanë. Kjo të në shërbejë për të parandaluar raste të tilla në shkollat shqiptare”, thotë ministrja Lindita Nikolla.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel