Afganistani goditet sërish nga tërmeti

10/04/2016 00:00

Një tërmet me magnitudë me 6.6 ballë ka goditur Afganistanin gjatë ditës së dielës dhe është ndjerë në shtete të tjera aziatike. Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi me kufirin me Takixhistanin.

Tërmeti më së shumti është ndjerë në qytetet Kabul, Islamabad, Lahore dhe Delhi duke detyruar njerëzit që të braktisin banesat e tyre.

Deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë të vdekur apo dëme të mëdha, por një zëdhënës i autoritetet kombëtar të menaxhimit të krizave tha se ekziston rreziku për rrështije të tokës.

E njëjta zonë është goditur edhe një vit më parë, saktësisht në tetor të vitit 2015, kur një tërmet me magnitudë 7.5 ballë la të vdekur rreth 300 persona.

Top Channel