Lamtumirë Champions për Barçën, Atletico e Bayern në gjysmëfinale

13/04/2016 00:00

Kampionët në fuqi të Champions League, Barcelona e Messit, Neymar e Suarez i ka dhënë lamturmirën këtij kompeticioni për këtë sezon që në fazën çerekfinale.

Atletico Madrid arriti të përmbysë hymbjen e parë 2-1 në “Camp Nou, duke fituar mbrëmjen e së mërkurës 2-0 në fushën e saj.

Griezzman ishte heroi i Atleticos me një dygolësh, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguan dhe polemikat në fund, pas një topi të prekur me dorë nga Gabi në të 90-n, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone.

Bayern Munchen vuan sërish, por sërish ia del të kualifikohet. Bavarezët barazuan 2-2 në Portugali ndaj Benficas, por fal fitores minimale në “Allianz Arena”, janë gjermanët që shkojnë në gjysmëfinale.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Jimenezit në të 27-n, duke ndezur tifozërinë e tyre, por Vidal, ashtu si në ndeshjen e parë shuajti shpresat e portugezëve me golin e tij. Vulën kualifikimit ia vuri Muller me golin e 1-2 në të 52-n, ndërsa barazimi i Taliscas në të 76-n nuk ndryshoi përveç shifrave përfundimtare, pasi kualifikimi i Bayernit ishte vulosur tashmë.

Top Channel