Tërmet në Japoni, viktima dhe të plagosur

14/04/2016 00:00

19 shtëpi u shembën pasi një tërmet goditi jugun e Japonisë të enjten vonë. Autoritetet japoneze thanë se janë konfirmuar dy viktima, ndërsa dyshohet se një numër njerëzish kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura.

Tërmeti prej 6.2 ballësh u regjistrua në afërsi në qytetit Ueki dhe u pasua nga disa lëkundje dytësore me intensitet më të vogël. Policia japoneze tha se 12 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet edhe për disa zjarre në zonat rurale të qytetit Ueki.

Autoritetet japoneze nuk kanë dhënë alarmë për tsunami, pasi tërmeti e kishte epiqendrën në tokë dhe jo në det. Mësohet se mbi 750 000 njerëz ndien lëkundjet e forta të tërmetit, ndërsa mediat japoneze kanë publikuar pamje të dëmeve të shkaktuara prej tij.

Tërmeti, megjithëse jo një nga më të fortët që ka Japonia, rezultoi mjaft i rrezikshëm pasi ishte në thellësi të vogël. Sipas autoriteve japoneze, epiqenda e tij ishtë në thellësi vetëm 10 km nga sipërfaqa e tokës dhe kjo bëri që lëkundjet të ndihesh shum të forta.

Top Channel