Berisha: Rama po kërcënon kandidatin për rektor

16/04/2016 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se është duke përdorur Emiliano Shullazin për të ndërhyrë në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, duke kërcënuar kandidatët.

Sipas Berishës, profesori Mynyr Koni ka paraqitur dorëhqjen pas kërcënimeve të ardhura nga ana e Shullazit. Ish-kryeministri shton se personi në fjalë ka shkuar edhe tek Dhori Kule me tre makina të blinduara, duke e shantazhuar atë dhe duke i thënë që të pranojë dorëheqjen nga gara të Konit.

Berisha iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama duke i thënë se, do të mbajë përgjegjësi nëse i ndodh diçka profesor Konit, si dhe i bëri thirrje prokurorisë që të hetoië këtë ngjarje.

Top Channel provoi të kontaktonte si me rektorin Dhori Kule, ashtu dhe me dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyres, Mynyr Koni, për të hedhur dritë mbi këto akuza të lëshuara nga Sali Berisha, por të dy kanë qenë të paarritshëm.

Top Channel