12 policë të plagosur në Vlorë
23/01/2014


Një autokolonë policore u përfshi në një aksident, mbrëmjen e së enjtes, teksa po udhëtonte në drejtim të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në autostradën Levan - Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, e si pasojë e përplasjes 12 persona mbetën të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autokolona përbëhej nga 4 automjete të mëdha, tip furgonë, të shoqëruar nga një fuoristradë e bardhë e policisë, në fund të saj. Si pasojë e një devijimi të njërit prej furgonëve, u shkaktua përplasja në grup e gjithë autokolonës.

Dëmtime të mëdha pësuan tre prej automjeteve, si dhe fuoristrada.

Drejtori i spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiu, tha se 9 prej të plagosurve nuk kanë probleme serioze, përveç disa dëmtimeve të lehta në lëkurë, si pasojë e xhamave të thyer, ndërsa dy prej tyre do të nisen drejt Spitalit Ushtarak, pasi kanë goditje më të rënda në pjesën e kokës dhe ne toraks.

Po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakun e devijimit të automjeteve.

Autokolona ishte pjesë e një ekipi të nisur nga kryeqyteti për në paraburgimin e Vlorës, për kryerjen e një inspektimi. Në spitalin rajonal shkuan, përveç drejtuesve të policisë së Vlorës, edhe shefi i paraburgimit dhe nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve.
Aksidente rrugore

Aksident në Lushnje
Lushnje, mjeti aksidenton personin me biçikletë
Shkodër, aksidentohen 4 automjete

Më shumë nga kronika
Në kërkim të parave të vjedhura
Prokuroria dyshon se një pjesë e parave, që u vodhën në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, mund të jenë transferuar jashtë shtetit.
Korçë, tentohet të grabitet një argjendari
Një tentativë grabitje është regjistruar këtë të diel në qendër të qytetit të Korçës, ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë tentuar të grabisin një argjendari.
Fier, parandalohet krimi në familje
Mesditën e së dielës, policia e qarkut të Fierit ka mundur të parandalojë një krim të rëndë brenda familjes, duke arrestuar autorin e ngjarjes dhe duke sekuestruar mjetin, me të cilën do të kryhej ajo.


  • Faqja e pare
  • Vendi
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Show Biz
  • Lifestyle

  • top-channel.tv © 2014