Dorina Garuci, talenti muzikor i vajzes etheiste

02/02/2010 19:10

Mbase eshte nje vajze e vogel, pak vite mbi supe por shume art ne shpirt. Nuk ka si te ndodhe ndryshe nese jemi duke folur per Dorina Garucin.

Disa ore para 17 vjetorit te saj, kengetarja shkodrane ndodhet Tirane. I duhet te mendoje per klipin e saj te pare dhe sigurisht ne perfitim e siper jane takimet me miqte. E dale nga dera e ethshme e programit te Adi Krastes, talenti ende minoren nuk mund te ndalej vetem aty.

Karriera muzikore sapo ka filluar dhe ajo, vajza aspak e ndrojtur dhe e guximshme duket gati per rrugen e veshtire qe e pret edhe pse nuk eshte vetem pasi babai i saj e shoqeron dhe e mbeshtet ngado. Te gjitha pasionet apo karakteristikat e saj si adoleshente jane disi larg rrymes se pergjithshme pasi cdo gje lidhet ekskluzivisht me muziken, qofte kjo kenga apo violina, instrumenti i dashur per te.

As miqte nuk mund te ishin jashte kesaj bote. Erti Hizmo eshte perligja e miqesise se Dorines me muzike. “Dorinen e kam njohur qe kur ishte fituese e Gjeniut te Vogel. Ka qene impulsive, shume e hedhur dhe le te themi se eshte edhe njeri shume i cilter”, thote Hizmo. Por banda e etheisteve zgjerohet edhe me Kejsi Tolen, qe mikeshen e saj shkodrane nuk mund le rast pa e takuar. “Dorina ishte mistrecja e grupit. Gjithe kohen ishte shume e lumtur dhe e gezuar. Kemi kaluar momente shume te bukura. Kane qene momente te rendesishme qe do ngelen gjate ne kujtesen tone”, shprehet Kejsi. Akoma nuk ka filluar mire, por nga nje stuhi, Dorina pritet te behet nje uragan.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel