Eleminimi i Brazilit, Melo nën akuzë

02/07/2010 20:15

“Felipe Melo të mos kthehet për pushime në Brazil”. Kjo është deklarata e nxehtë e Ronaldos, nëpërmjet Twitter-it mbi eleminimin e Brazilit nga botërori i Afrikës së Jugut.

Fenomeni në fakt ka një kontratë me një kompani telefonike të vendit të tij për t’u shprehur kështu.

Ndërkohë që përpara se të shënohej goli, Ronaldo e kishte lavdëruar për një pasim të tij të saktë.

“Është një nxënësi im që ka mësuar mirë”, kishte shkruajtur Ronaldo.

Akuza ndaj Melo janë ngritur edhe nga Falcao. Ish-futbollisti, aktualisht komentues sportiv, ka akuzuar Felipe për eleminimin.

“Që në ndeshjet e mëparshme Melo kishte treguar se nuk kishte kontrollin e vetes dhe e ka treguar sërish sot. Nuk ishte një futbollist që mund t’i besoje nën presion”, theksoi ai gjatë komentimit për televizionin “Globo”.

Top Channel